Selim Kryeziu i LDK-së del i pari në Dragash!

Selim Kryeziu i LDK-së del i pari në Dragash!

Dragash, 23 tetor 2017 – Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Dragashit, Selim Kryeziu, në zgjedhjet e së dielës ka dalë më i votuari nga banorët e kësaj komune rurale në Kosovë.
Sipas rezultateve preliminare, Kryeziu do të ballafaqohet në balotazh me kandidatin e PDK-së, Shaban Shabani, i cili është renditur i dyti për nga votat që ka marrë.
Rezultatet preliminare janë bazuar nga 84.75 përqind të votave që janë numëruar, ku rezulton që, Selim Kryeziu i LDK-së ka fituar 37.94 përqind të votave, kundrejt Shaban Shabanit të PDK-së, i cili ka marrë 28.12 përqind të votave.
Sot, pasi gjithçka është qartësuar, Kryeziu i ka falënderuar votuesit, duke i ftuar ata që ta bëjnë të njëjtën gjë edhe në balotazh. “Njerëz të mirë të Dragashit! Ju paça gjithmonë! Jeni më të mirët! Ju që dhatë gjithçka për fitoren tonë, për fitoren e LDK-së, për fitoren time. Ju them se unë kurrë si harroj miqtë. Me Ju bashkë, s’ka forcë që na ndal për t’i dhënë fund të keqes. Me 19 nëntor – dilni dhe JEPNI FUND!”, ka shkruar Kryeziu në statusin e tij në – Facebook.

Leave a Reply