Selim Kryeziu ecën mbarë drejt kryesimit të LDK-së!

selim kryeziu ldkDragash, 04 prill 2015 – Profesori i gjuhës shqipe në gjimnazin e Dragashit, Selim Kryeziu, po ecën mbarë drejt marrjes së timonit të degës së LDK-së në Dragash. Kjo është konfirmuar nga dy nëndegët e kësaj partie, në Dragash dhe në fshatin e tij të lindjes, Brezne.
Pa asnjë kundërshtim, profesori në gjimnazin “Ruzhdi Berisha” ka marrë besimin e anëtarësisë që në zgjedhjet e organeve të kësaj partie, ta drejtojë degën e Dragashit. Këtë e ka konfirmuar vetë Kryeziu, duke potencuar se, po e mori besimin e gjithëmbarshëm të anëtarësisë, ai do ta drejtojë këtë degë me shumë përkushtim. “Ajo që tashmë mund ta konfirmoj, është fakti se nëndega e LDK-së në fshatin Brezne më ka nominuar për kandidat të degës, ndërsa sot kam marrë mbështetje edhe nga nëndega e Dragashit. Mund të them se edhe nëndegët tjera po më japin përkrahje, por kjo mbetët të shihet në rezultatet e votimit në kuvendet e tyre. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që më besojnë dhe, zotohem se nuk do t’i zhgënjejë nëse do të më besohet kryesimi i LDK-së në Dragash”, ka thënë Kryeziu për Radio Sharrin.

Leave a Reply