Policia në aksion për të vënë rregull në Dragash (Video)

Policia në aksion për të vënë rregull në Dragash (Video)

Dragash, 09 korrik 2021 – Policia Regjionale ka mbërritur sot në Dragash, me synim vendosjen e rregullit në trafikun e kësaj qyteze, sidomos pas fillimit të vendosjes së shenjave horizontale që ka filluar këto ditë. Zëdhënësi, Vesel Gashi, tha për redaksinë tonë se ky aksion nuk do të jetë vetëm sot por edhe ditëve në vazhdim do të kujdesën që rregulli dhe siguria në trafik të jetë në nivelin e duhur. “Nuk do të mbarojë këtu ky aksion. Ne do të vazhdojmë edhe në ditët vijuese”, tha mes tjerash Gashi, duke i paralajmëruar drejtuesit e automjeteve që të jenë më të kujdesshëm sepse nuk do të ketë fare tolerim për shkelësit e rregullave.