Policia e gjen armën e vjedhur të Andin Hotit!

Policia e gjen armën e vjedhur të Andin Hotit!

Prizren, 02 shkurt 2018 – Policia e Prizrenit ka njoftuar se është gjetur dhe konfiskuar pistoleta e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Andin Hoti. “Rreth orës 15:30, në fshatin Vraniç të Suharekës, nga hetuesit policorë është ndaluar vetura e dyshuar dhe, gjatë kontrollit të dy personave, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e cila besohet të jetë e një deputeti dhe e cila ishte raportuar të jetë vjedhur nga një automjet në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë, duke shtuar se një person është arrestuar sepse dyshohet se kjo armë i është shitur personave të tretë.