Kapet në Greqi, njëri nga të arratisurit e Drenovës!

policia greke aksionKastoria, 27 nëntor 2013 – Policia greke ka arrestuar njërin nga të arratisurit nga burgu i Drenovës, raportojnë mediat greke. Sipas tyre, Gëzim Toma është vënë në pranga, ndërsa policia është vënë në ndjekje të dy të arratisurve të tjerë.
Mësohet se Toma është kapur në Kastoria, ku mbante edhe një kallashnikov në dorë, për t’i rezistuar arrestimit. Gjithashtu, raportohet se, mes të arratisurve shqiptarë dhe policisë greke, ka pasur përleshje rreth orës 19:00, teksa të burgosurit po përpiqeshin të largohen nga malet e Kastorias. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, raportohet se nuk ka pasur të plagosur apo të vrarë. Pak ditë më parë, shtatë të burgosur nga burgu i sigurisë së lartë, në Drenovë të Korçës, u arratisën, sipas një plani që thuhet të jetë organizuar nga, Admir Tafili. Autoritetet e Shqipërisë, menjëherë kishin dërguar informacione në Greqi dhe Maqedoni, lidhur me kalimin e mundshëm të kufirit nga tre të arratisurit.

Leave a Reply