Në Prizren arrestohen tri shtetase të Shqipërisë!

arrestohen femrat shqiptarePrizren, 15 nëntor 2013 – Policia e Kosovës ka raportuar se është hapur procedurë për kundërvajtje, ndaj tri femrave, shtetase të Shqipërisë, për shkak se ato janë kapur duke punuar pa leje në tri lokale të ndryshme, duke e shkelur kështu Ligjin për shtetasit e huaj.
Të dyshuarat janë kallëzuar për procedim në Departamentin për Kundërvajtje të Gjykatës Themelore në Prizren, ku do të zhvillohen procedurat e mëtutjeshme. Policia njoftoi edhe për rastin që ka ndodhur të premten, pak para mesnatës, kur në rrugën magjistrale, Vërmicë – Zhur, janë arrestuar tri shtetase të Shqipërisë, të cilat e kishin kaluar ilegalisht kufirin, Shqipëri – Kosovë.

Leave a Reply