Arrestohet një person nga Dragashi – Ngacmoi të miturën!

Arrestohet një person nga Dragashi – Ngacmoi të miturën!

Dragash, 20 korrik 2023 – Policia rajonale në Prizren ka bërë të ditur se të mërkurën, rreth orës 13:30, është raportuar për një ngacmim seksual që ka ndodhur në komunën e Dragashit.
“I dyshuari, mashkull kosovar, kishte ngacmuar seksualisht një të mitur, femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Kujtojmë se një vepër e tillë është raportuar nga policia edhe javën e kaluar, ndërsa ky është rasti i dytë brenda një kohë të shkurtër që po ndodhë në këtë komunë.