Arrestohet një i dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Opojë!

Arrestohet një i dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Opojë!

Dragash,  31 gusht 2023 – Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Dragash, pas një veprimi mirë të organizuar operativ e hetimor, ka arrestuar një të dyshuar (F.J. Viti i lindjes 2000).
Zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Vesel Gashi, tha për redaksinë tonë se arrestimi është kryer të mërkurën pasi që janë gjetur prova se personi në fjalë ka qenë i përfshirë në disa vjedhje në fshatrat e Opojës. “Personi i arrestuar është intervistuar, në bazë të procedurave ligjore, dhe ndaj tij prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë”, ka njoftuar Gashi.