Çanak: Nuk ekziston asnjë manastir serb në Kosovë!

Çanak: Nuk ekziston asnjë manastir serb në Kosovë!

Beograd, 09 shtator 2023 – Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës (LSV), Nenad Çanak, ka deklaruar se nuk ekziston asnjë manastir serb në Kosovë ngase ato janë ndërtuar në kohën kur nuk kanë ekzistuar kombet, në radhë të parë, dhe se faktet po falsifikohen nga Serbia, në lidhje me trashëgiminë kulturore.
Çanak, i cili ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Serbisë, në një paraqitje për televizionin serb “Happy Tv”, ka thënë se mashtrimi më i madh që po bëhet nga autoritetet serbe është çështja e identitetit të popullit serb në Kosovë, i cili, nëpërmjet falsifikimit të fakteve po shfrytëzohet për synime politike. “Në Kosovë nuk ekziston asnjë manastir serb por ato janë manastire ortodokse, të cilat serbët i kanë përvetësuar. Në çdo shkrim, deri në shekullin e XIX, njerëzit janë identifikuar sipas religjionit sepse nuk ka pasur kombe. Kombet janë themeluar në shekullin e XIX”, ka thënë mes tjerash Çanak.
Sipas zyrtarëve të Serbisë, në Kosovë gjenden rreth një mijë e 300 kisha, manastire dhe objekte të tjera, si dhe lokalitete e tërësi hapësinore, të cilat, siç kanë pretenduar serbët, përbëjnë trashëgiminë kulturore të popullit serb në Kosovë.