Në Dragash përfundon gjithçka – Salim Jenuzi mbetet kryetar!

salim jenuzi fitoiDragash, 01 dhjetor 2013 – Rreth orës 21:00, duket se në Dragash ka përfunduar gjithçka, sa iu përket rezultateve të garës në balotazh, për kryetar të kësaj Komune. Mbi 60% të votave i ka fituar kryetari aktual, Salim Jenuzi (PDK), duke e lënë pas kundërkandidatin nga LDK-ja, Fatmir Mehmetin, i cili ka fituar rreth 40% të votave. Këto nuk janë rezultatet përfundimtare, por që janë shumë afër tyre, pasi kanë dalë nga shtabet zgjedhore të dy subjekteve politike që garuan sot për ta qeverisur Dragashin, në katër vitet e ardhshme. Përderisa në sheshin kryesor të Dragashit, qindra e mijëra simpatizantë të PDK-së janë mbledhur dhe po festojnë fitoren e kandidatit të tyre, zyrat e LDK-së janë mbyllur, që nënkupton se ata e kanë pranuar humbjen në këto zgjedhje.
Radio SHARRI, ka kontaktuar me kandidatin e PDK-së, Salim Jenuzin, nga i cili ka konfirmuar fitoren e tij. Megjithatë, Jenuzi ka thënë se ende nuk ka marrë urime nga kundërkandidati, Fatmir Mehmeti.
Sido që të jetë, dita e nesërme do të jetë më e qartë, sa iu përket rezultateve, kur edhe do ta konfirmojmë nga pala tjetër, nëse ky rezultat i sotëm është i pranueshëm edhe për LDK-në. Gjithashtu, do të kuptohet edhe për ndonjë ankesë të mundshme. Por, ajo që vlen të theksohet, është fakti se komuna e Dragashit, edhe në këto zgjedhje ka dëshmuar se mbetet shembull për shumë komuna të tjera në trojet shqiptare, se si zhvillohen zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Leave a Reply