Salim Jenuzi vazhdon të ballafaqohet me drejtësinë!

Salim Jenuzi vazhdon të ballafaqohet me drejtësinë!

Dragash, 25 prill 2018 – Salim Jenuzi, ish-kryetar i Komunës së Dragashit, vazhdon të ballafaqohet me akuzën për keqpërdorim të pozitës zyrtare, gjatë kohës sa ishte në krye të kësaj komune. Në seancën e sotme avokati i tij, Ruzhdi Berisha, ka kërkuar që të ndërpritet ndjekja penale sepse, sipas tij, ka arritur afatin e parashkrimit. Avokati Berisha ka deklaruar se, duke u bazuar në arsyetimin e vendimit të Gjykatës së Apelit, me të cilin është kthyer lënda në rigjykim, vërehet se është rekomanduar që të precizohet koha e kryerjes së veprës penale, duke shtuar që, sipas vendimit, nuk mund të jetë e shënuar me periudhë, ashtu siç e paraqet aktakuza. Berisha ka thënë se, nëse rregullohet çështja e kohës së kryerjes së veprës penale, në momentin e nënshkrimit të vendimit, për të cilin klienti i tij akuzohet se e ka bërë kundërligjshëm, atëherë kjo vepër duhet të kualifikohet sipas Kodit të Përkohshëm Penal, si ligj më i favorshëm në këtë rast, raporton – Betimi për Drejtësi