Genta Qafleshi fiton betejën e parë – Sot doli nga spitali

Genta Qafleshi fiton betejën e parë – Sot doli nga spitali

Strasburg, 20 prill 2018 – Vajza nga Bellobradi, Gentiana Qafleshi, sot ka dalë nga spitali, për ta vazhduar kurimin nga banesa e saj në Strasburg, të cilën po e shfrytëzon përkohësisht. Lajmin e ka bërë të ditur për redaksinë tonë vetë Genta, duke potencuar se ndihet tejet e lumtur që kaloi trajtimin e gjatë dhe tejet të vështirë. “Gjithçka po shkon mirë. Shpresoj që edhe më tej do të shkojë gjithçka mirë”, ka thënë vogëlushja, duke shtuar se ajo do të vazhdojë edhe më tej të qëndrojë në këtë qytet të Francës. “Do të qëndrojë edhe për një kohë këtu, sepse kam për të marrë disa trajtime, së paku njëherë në javë. Sipas mjekëve, mua do të më duhen edhe katër deri në gjashtë muaj trajtim, varësisht nga rezultati i analizave, të cilat për momentin i kam shumë mirë, prandaj edhe dola nga spitali. Por, trajtimet do t’i vazhdojë, sepse mjekët do të më mbajnë nën kontroll, përderisa nuk do të shërohem plotësisht dhe më pas do të kthehem në Kosovë”, ka thënë Genta, në një bisedë ekskluzive për redaksinë tonë.