Gjendet shërimi për kancerin?

kanceri sherohetTel Aviv, 17 janar 2014 – Sëmundjes më të keqe, kancerit, e cila po merr jetën e më shumë se sa 8 milionë njerëzve, çdo vit dhe që vazhdon edhe sot e kësaj dite ta rrezikoj njerëzimin, duket se i është gjetur zgjidhja.
Një grup shkencëtarësh izraelit nga “Haifa University”, kanë arritur në konkluzion se qelizat imune të brejtësve, mund ta shërojnë kancerin. Skuadra e shkencëtarëve, e cila shpenzoi 16 vjet për këtë zbulim, studioi minj të verbër dhe minj të zhveshur. Nga këto eksperimente, thonë se kanë vërejtur që qelizat e marra nga sekrecionet e minjve, mund të shkatërrojnë qelizat e sëmundjes së kancerit tek njerëzit, si dhe tek të gjithë gjitarët, raporton “Daily Mail”. Sipas profesorit, Aaron Aviv, fakti që minjtë jetojnë në të shumtën e kohës nën tokë, çon në një zhvillim të metabolizmit të tyre.

Leave a Reply