Marrëveshjet, Kosovë – Serbi, shembull se si tejkalohet e shkuara!

presidenti bullgar shqiperiTiranë, 16 janar 2014 – Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka pritur sot në takim homologun e tij nga Bullgaria, Rosen Plevneliev, me të cilin ka diskutuar, ndër tjerash, edhe për Kosovën. Nishani tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, është shembull se si tejkalohen problemet e së shkuarës. Presidenti Nishani vlerësoi edhe angazhimin e shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Ketrin Eshton, si dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura. “Shqipëria e ka përshëndetur, e ka mbështetur dhe i sheh pozitivisht zhvillimet e fundit, dialogun dhe marrëveshjet e arritura. Bashkëpunimi i vendosur tashmë midis Serbisë dhe Kosovës, është një model për të treguar se problemet e së shkuarës mund të lihen pas”, tha Nishani, duke shtuar se qëndrimi i Bullgarisë dhe i të gjitha qeverive të saj, si dhe ndihma për shtetin e Kosovës, morën vlerësim të lart nga presidenti Nishani. “Ne mirëpresim vazhdimësinë e mbështetjes së Bullgarisë, për përfshirjen e saj në nismat rajonale dhe integrimin në Bashkimin Evropian. Mbështetja e Bullgarisë ndaj forcimit të institucioneve të sigurisë së Kosovës, është veçanërisht e rëndësishme”, tha Nishani, në pritjen që i bëri homologut bullgar, Plevleniev, në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve, Shqipëri-Bullgari.

Leave a Reply