Vritet një këshilltar i Mitrovicës – Reagojnë Institucionet!

vrasje mitrovice veriMitrovicë, 16 janar 2014 – Pak pas mesnatës, para shtëpisë së tij në Mitrovicë të Veriut, është vrarë, Dimitrie Janiqieviq, këshilltar komunal në këtë komunë, nga Lista e Partisë Liberale Serbe (SLS). Pas kësaj ngjarje, të menjëhershme kanë qenë reagimet e institucioneve të Kosovës, të cilat e kanë dënuar këtë akt.
Presidentja, Atifete Jahjaga, e ka dënuar fuqishëm vrasjen, të cilën vepër e ka quajtur akt qyqar që ka për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe frikësimin e qytetarëve. Jahjaga ka kërkuar nga organet e rendit që t’i ndërmarrin të gjitha masat, për t’i zbardhur rrethanat dhe motivet e këtij akti, ndërsa kryesit e tij ka kërkuar që të sillen përpara drejtësisë. Edhe Qeveria e Kosovës e ka dënuar vrasjen e këshilltarit komunal të Komunës së Mitrovicës së Veriut, i zgjedhur nga qytetarët në zgjedhjet e fundit komunale, që për herë të parë u zhvilluan edhe në pjesën veriore të Kosovës. “Qeveria kërkon nga organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat, që kryesit e kësaj vrasjeje të nxirren para organeve të drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Leave a Reply