Sërish shtyhet gjykimi ndaj Salim Jenuzit dhe Lulzim Rifajt!

gjykohet salim jenuziPrizren, 15 janar 2014 – Procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Dragashit, Salim Jenuzit, si dhe ish-kryesuesit të Kuvendit Komunal, Lulzim Rifaj, është shtyrë edhe sot, për të vazhduar në muajin e ardhshëm. Këtë e ka bërë të ditur, Fatmir Jëlliqi, avokat mbrojtës i Lulzim Rifajt, raporton PrizrenPress. Sipas këtij portali, shtyrja e seancës është bërë për shkak të mungesës së kushteve për mbajtjen e saj. “Seanca është shtyrë për 14 shkurt”, ka thënë Jëlliqi.
Kryetari i Dragashit, Salim Jenuzi, si dhe ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal, Lulzim Rifaj, po ballafaqohen me aktakuzën nga Prokuroria e Qarkut në Prizrenit, për shpërdorim të pozitës zyrtare. Në aktakuzë thuhet se “të akuzuarit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, i kanë shkaktuar dëme ndërmarrjes shoqërore ‘Sharrprodhimi’ në Dragash, të cilën aktualisht e menaxhon AKP-ja. Sipas aktakuzës së prokurorisë, kryetari Jenuzi e ka urdhëruar drejtorin e Urbanizmit që të bartë pronën shoqërore, në sipërfaqe prej 29.727 hektarësh, nga kjo ndërmarrje shoqërore në pronësi të Komunës. Më pas, këto patundshmëri u janë dhënë në shfrytëzim, pa ndonjë bazë juridike, personave fizikë – blegtorëve”.

Leave a Reply