Antraksi i lopëve, në Krushe të Madhe ka prekur edhe njerëzit!


antraks semundja lopetRahovec, 03 gusht 2014 – Fermerit, Jakup Hoti, nga Krusha e Madhe e Rahovecit, i kanë ngordhur gjashtë krerë lopë, nga 47 sa kishte gjithsej në fermën e tij. Kjo, si pasojë e shfaqjes së sëmundjes që njihet si “Antraks”, ka raportuar KTV-ja. Pas këtij rasti, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit (AVUK), e cila ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e lopëve të tjera nga kjo sëmundje.
Pavarësisht intervenimit, nga sëmundja “Antraks” janë prekur edhe disa nga pjesëtarët e familjes Hoti, mirëpo gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën, pasi ndërhyrja e mjekëve ka qenë e menjëhershme. Ndërkaq, AVUK ka urdhëruar vaksinimin e menjëhershëm të të gjitha kafshëve në Krushë të Madhe, sapo ka marrë mostrën për shfaqjen e kësaj sëmundje. Njëherësh, AVUK iu ka rekomanduar familjarëve që, në afat prej 10 deri 14 ditësh, të mos e konsumojnë mishin e as qumështin nga këto lopë, pasi ato janë të vaksinuara.