Të miturat serbe shiten për 10 euro – Arsyetohen me varfërinë!

prostitutat serbeVrajë, 17 janar 2014 – Varfëria dhe papunësia e madhe që ka mbërthyer jugun e Serbisë, ka bërë që njerëzit të mbijetojnë ashtu siç dinë dhe munden, pa përjashtuar dhe shitjen e trupit të femrave të mitura. Gazeta serbe “Kurir” ka shtjelluar këtë temë sociale, ku thotë se, për këtë mjerim ekonomik dëshmon trendi në rritje i prostitutave të mitura, për të cilat thuhet se ofrojnë seks për 10 euro. “Një numër i madh i tyre, daljen nga varfëria e kërkojnë tek të ardhurat përmes rrugës më të lehtë. Njëra prej tyre është P. F. nga Vraja, e cila, me ndihmën e prindërve dhe miqve, arriti të dalë nga ferri i prostitucionit. Aktualisht, ajo është duke u trajtuar për varësinë ndaj drogës”, shkruan kjo gazetë. Në këtë botë të vrazhdë, kjo e mitur i ka thënë gazetës “Kurir”, se e kanë futur shoqet e shkollës. “Kanë parë se jam e dëshpëruar dhe pa asnjë metelik, me xhinse të arnuara dhe me xhaketë të vjetër. Ato dinin gjithçka për mua dhe më joshën”, thotë ajo për Kurir, duke shtuar se në fillim e shpënë shoqet me taksi në Preshevë, ku pati marrëdhënie me një djalë të ri shqiptar, për çka ka fituar 30 euro dhe një palë xhinse të reja.
E mitura P.F. është vetëm njëra nga shumë vajza të tjera që në këtë mënyrë përpiqen të fitojnë para. Ato, në vend se të vijojnë mësimin, merren me prostitucion. “Ka pasur tentativa për t’i arrestuar ato në Preshevë. Janë thirrur edhe prindërit e tyre, të cilët ballafaqoheshin me situata të vështira. Ata nuk mund të besonin, se fjala është për vajzat e tyre, të cilat nuk shkonin në shkollë me javë të tëra, ndërsa profesorët janë të interesuar që vetëm të sjellin arsyetimet”, thotë një burim i gazetës Kurir.
Një mik i të miturës P. F. i ka treguar gazetës për ato që dinte, në lidhje me aktivitetet e shoqeve të tij. “Kam dëgjuar që P.F. i tha shoqes se, pas mësimit kishte shkuar në një shtëpi, ku bashkë me 20 shoqe të tjera kanë kaluar një javë aty. Janë droguar sa që askush nuk e dinte se kush dhe me kë ishte, kush hynte e kush dilte nga ajo shtëpi, ku ishte një person që kontrollonte gjithçka. E gjithë ngjarja u zbulua, kur prindërit e lajmëruan në polici zhdukjen e bijës së tyre, por që nuk e gjeti as policia.
Ajo u kthye vet, gati gjysmë e vdekur. Vajzat me shkathtësi e kanë fshehur nga prindërit mungesën e tyre”, i ka thënë gazetës miku i njërës prej vajzave. Burimet nga policia e Serbisë i kanë thënë kësaj gazete, se prostitutat e mitura rekrutohen në shumë qytete, kryesisht në Vrajë. Ky qytet është përzgjedhur, pasi shtrihet në udhëkryq të rrugëve që shpien për Kosovë, Maqedoni dhe Bullgari.

Leave a Reply