Mehmeti e pranoi humbjen – Uron dhe akuzon Salim Jenuzin!

fatmir mehmeti humbiDragash, 02 dhjetor 2013 – Kandidati i LDK-së, i cili garoi për kryetar të Dragashit, Fatmir Mehmeti, e ka pranuar humbjen e garës, përballë kandidatit të PDK-së, Salim Jenuzit. Madje, përmes telefonit, ai e ka uruar Jenuzin për fitoren, duke i dëshiruar suksese në menaxhimin e ardhshëm 4-vjeçar të Dragashit.
Megjithatë, me kaq kulturë, Mehmeti nuk është shprehur në profilin e tij në Facebook. Ai ka shkruar se fitorja e Jenuzit është rezultat i pazarllëqeve që nuk i shërbejnë kombit shqiptar. “Të nderuar simpatizantë dhe ju anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju falënderoj nga zemra për mbështetjen që më dhatë mua dhe partisë sonë. Para qytetarëve paraqita mundësinë për të kaluar në sfondin e ndryshimit pozitiv, por kjo mundësi nuk mjaftoi për tu bërë realitet. Vizioni im nuk mund të realizohet gjatë mandatit të ardhshëm. Por, shpresoj se udhëtimi për të bërë ndryshime, nuk mbaron sot. Ne nuk ju zhgënjyem, sepse nuk e qitëm në pazar komunën tonë, nuk bëmë kompromise të panatyrshme dhe nuk tradhtuam përpjekjen për të mbrojtur vlerat kombëtare. Le të mbetet përpjekja jonë një sinjal i fortë, për të zgjuar ndërgjegjen e fjetur nacionale, të atyre që synuan vetëm fitoren. Zoti ju shpërbleftë për përkrahjen tuaj”, ka shkruar Mehmeti në Facebook.

Leave a Reply