“Hidroregjioni Jugor” pastron shtatoren e Adem Jasharit!

“Hidroregjioni Jugor” pastron shtatoren e Adem Jasharit!

Dragash, 05 janar 2021 – Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, njësia në Dragash, sot ka ndërmarrë një aksion vullnetar për ta pastruar shtatoren e komandantit, Adem Jashari, duke dashur që në këtë ditë të premte të bëj një vepër të mirë.
Sipas menaxherit të kësaj njësie, Izet Aliu, arsye e këtij aksioni ishte fakti se kjo shtatore kishte mbetur një kohë të gjatë pa u pastruar dhe ishte mbytur nga bërlloku. “E pamë të arsyeshme të ndërmarrim këtë aksion sepse shtatorja e komandantit ishte përlyer tej mase dhe nuk po merrej askush me të. Ndërkohë, në këtë kohë fushate, shumëkush po fotografohet me krenari pranë saj”, tha për redaksinë tonë Aliu, i cili është veteran i UÇK-së. Megjithatë, sipas Aliut, ata nuk kanë mundur ta ngrenë flamurin, i cili një kohë të gjatë po qëndron në gjysmështizë, e që kjo simbolizon Zinë. “U munduam, por ishte e pamundur sepse mekanizmi ishte bllokuar dhe ne nuk kemi vinç për ta zhbllokuar”, tha Aliu.