Pa ujë, nesër do të jenë Zhuri, Vërmica, Shkoza, Dobrushti…

Pa ujë, nesër do të jenë Zhuri, Vërmica, Shkoza, Dobrushti…

Prizren, 19 prill 2019 – Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni jugor“ në Prizren, njofton konsumatorët se, konform njoftimit nga KEDS-i për ndërprerje të energjisë elektrike, shkaku i punimeve të planifikuara, nesër do të paraqiten probleme me furnizim me ujë të pijes në Stacionin e pompave në Vërmicë.
Saktësisht, më datën 20.04.2019, duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 15:00, pa ujë do të mbesin këto lokacione:

• Zhur
• Vërmicë
• Dobrusht
• Shkozë
• Pika kufitare Morin

“Sapo të rikthehet energjia elektrike, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë të pijes”, thuhet në njoftimin e kompanisë “Hidroregjioni Jugor” në Prizren.