Hidroregjioni Jugor: Ju vetëm paguani, ne kujdesemi për ujë të bollshëm!

Hidroregjioni Jugor: Ju vetëm paguani, ne kujdesemi për ujë të bollshëm!

Prizren, 03 janar 2021 – Kompania regjionale e Ujësjellësit, përmes një komunikate, ka njoftuar për fillimin e leximit të ujëmatësve dhe shtypjen e faturave të reja. “Konsumatorë të nderuar, KRU “Hidroregjioni Jugor” sh.a. në Prizren, ju njofton se, që nga muaji Janar  2021, kemi filluar me shtypjen e faturave në terren nga pajisjet mobile. Kjo formë e re e faturimit do të vazhdojë të ofrojë shërbime në të gjitha njësitet operative.
Konsumatorët do të pranojnë faturat e reja dhe të ndryshme nga ato klasike, në formatin A4, njëkohësisht kemi ndryshuar edhe formatin e dëftesës së pagesës, ku gjithashtu do të ndikojë në përshpejtimin e procedurave të faturimit dhe pagesës së shërbimeve të ujësjellësit.
Kjo formë e re e faturimit do të ndikojë në rritjen e nivelit të shërbimeve tek konsumatorët, ku në momentin e leximit të ujëmatësit do t’ju ofrohet fatura për shërbimet e ujësjellësit.
Gjithashtu, kjo do të ndikojë në zvogëlimin e kostos, kohën e shtypjes së faturës, si dhe në avancimin e procesit të faturimit”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor” sh.a. në Prizren, duke u zotuar se gjithmonë do të jetë pranë konsumatorëve me shërbime cilësore.