OVL: Turp për ju që nuk e votuat shtatoren e Adem Jasharit!

zyra veteranet dragashDragash, 29 prill 2016 – Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së (OVL), e indinjuar me një pjesë të anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Dragashit, të cilët dje e lëshuan mbledhjen, në momentin e votimit për vendosjen e shtatores së komandantit legjendar, Adem Jashari, në Dragash, ka reaguar sot, duke shprehur habinë për këtë akt, për të cilin thonë se nuk e kishin pritur. “Pavarësia e një populli, nuk ka zbritur nga qielli. Për pavarësi është derdhur gjak. Pavarësia e Kosovës ka një histori të shenjtë dhe të shtrenjtë sepse, për arritjen e saj është derdhur gjaku më i njomë dhe më i freskët. E gjatë ishte rruga e pavarësisë së Kosovës. Shumë shekuj kapërceu revolta e kosovarëve për të flakur sundimin e huaj. Shumë herë u shuan lëvizjet dhe revoltat e tyre, me gjak e hekur, por asnjëherë nuk u shua dëshira dhe shpresa e kosovarëve për liri dhe pavarësi.
Andaj, kosovarët (themi kosovarët, ngase këtu përfshihen të gjithë qytetarët e Kosovës, duke përfshirë edhe komunitetin goran), duhet ta dinë, t’i respektojnë dhe nderojnë të gjithë ata që ranë dëshmorë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Vend të veçantë në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, padyshim ka komandanti legjendar, Adem Jashari, i cili sakrifikoi edhe jetën e më të shtrenjtëve të tij, për lirinë e Kosovës, pa dallim etnie.
Falë gjakut të dëshmorëve, Kosova tashmë është një realitet që ekziston dhe funksionon si shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga 108 shtete të botës demokratike. Prandaj, ne si Organizatë e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Sharr, ndërmorëm inciativë për vendosjen e shtatores së komandantit legjendar, Adem Jashari, për ta nderuar me figurën e tij edhe këtë komunë. Për çudinë tonë, një pjesë e asambleistëve e lëshuan sallën e asamblesë, në momentin kur po votohej për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në Sharr.
Të gjithë ata, të cilët nuk i njohin, respektojnë dhe nderojnë dëshmorët e Kosovës, nuk e njohin edhe realitetin e ri, Kosovën republikë. Ky akt, për ne veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe për popullin e Kosovës, është një akt qyqar. Historia nuk do t’i falë këta asambleistë dhe ne faqet e saj do ta kenë vendin e veçantë, atë të TURPIT.
I përjetshëm qoftë kujtimi për komandantin legjendar, Adem Jashari. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët dhe martirët e rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e OVL të UÇK-së në Dragash.

  1. po rrini allahile se ter diten rrini me goran e tash qitni jerdom.17 vjet u bon e ju tash e paskit marre vesh se goranet jan lesh serbi.kush ja lejoi mesimin ne gjuhen serbe pos kkryetari i asambles dhe kryetari i dragashit.17 vjet kann kalie e tash nga gjumi jeni zgjue,nuk kni te drejt me fol.sa kingjin bash ju qe po flisni me goran e kini honger .

  2. Shume koment i qelluar! Vetem kqyre perberjen e stafit komunal vetem Luli , shefi dhe rusta ju mungojne!

Leave a Reply