Kompania “Hidroregjioni Jugor” kërkon përgjegjësi nga konsumatorët!

Kompania “Hidroregjioni Jugor” kërkon përgjegjësi nga konsumatorët!

Prizren, 23 mars 2020 – Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” iu bën thirrje konsumatorëve që kanë mundësi financiare, t’i paguajnë shërbimet e ujit dhe kanalizimit.
Ndonëse gjatë kësaj periudhe pandemie, nuk do të ketë ndëshkime për vonesa në pagesën e faturave, kompania apelon që të kryhen pagesat për shërbimet e ofruara, në mënyrë që të ruhet stabiliteti financiar i ndërmarrjes.
“Ju bëjmë thirrje konsumatorëve që t’i kryejnë obligimet ndaj kompanisë sonë, në mënyrë që mos të t’ju rritet borxhi për shërbimet e ujit dhe kanalizimit. Pagesat mund t’i bëni në zyrat tona, në secilën komunë të regjionit, ku arkat do të punojnë me orar të rregullt. Pagesat mund t’i bëni edhe përmes bankës dhe postës”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”, duke përkujtuar se stabiliteti i kompanisë nënkupton edhe stabilitet ndaj shërbimeve për konsumatorin.