Dy të mitur ikin nga burgu i Lipjanit!

Dy të mitur ikin nga burgu i Lipjanit!

Lipjan, 23 mars 2020 – Rreth orës 20:30, janë larguar nga burgu i Lipjanit të miturit, A. R, viti i lindjes 2003 dhe B. T. viti i lindjes 2002. Lajmin e ka konfirmuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Sonte janë larguar nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan (tipi hapur), A. R., i cili kishte të shqiptuar masën edukative, një vit e gjashtë muaj, për veprën penale vjedhje e rëndë, si dhe B.T., i cili kishte të shqiptuar masën edukative një vit, për veprën penale, lëndim i lehtë trupor”, thuhet në njoftim, duke shtuar se për këtë rast është njoftuar edhe policia.

KËRKO FJALËT