Ankohen banorët e Blaçit – Punëkryesi na la pa ujë!

Ankohen banorët e Blaçit – Punëkryesi na la pa ujë!

Dragash, 22 qershor 2019 – Banorët e lagjes së poshtme të fshatit Blaç, komuna e Dragashit, janë ankuar në redaksinë tonë se kanë mbetur pa ujë, tash e 24 orë. Në emër të banorëve të kësaj lagjeje, është deklaruar, Nuri Bahtiari, duke thënë se shkak i mungesës së ujit është bërë mospërgjegjësia e atyre që po e fitojnë tenderin dhe më pas, siç thot ai, po lozin me banorët. “Për ta rregulluar ujësjellsin, tenderin e ka fituar një firmë, e cila më pas ia ka dhënë një firme tjetër për t’i kryer punimet. Kjo e fundit, asgjë nuk ka bërë, pos që na ka lënë pa ujë, tash e 24 orë. Më e keqja është se nuk e dijmë kurë do të kemi ujë”, është shprehur Nuri Bahtiari, duke i bërë thirrje organeve kompetente të Komunës së Dragashit që ta kontaktojnë operatorin ekonomik, i cili e ka fituar tenderin për punimet në rrjetin e ujësjellësit të fshatit Blaç. “Ne jemi të brengosur, për arsye se, që në fillim të punimeve, kemi mbetur pa ujë fare”, ka thënë Nuri Bahtiari.