Në fshatin Blaç të Dragashit fëmija mbytet në lum!

Në fshatin Blaç të Dragashit fëmija mbytet në lum!

Dragash, 05 maj 2021 – Policia ka raportuar sot për aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmë rreth orës 19:30 në fshatin Blaç të Dragashit, kur një fëmijë 4-vjeçar i gjinisë femërore ka rënë në lumin e fshatit dhe mjekët kanë konstatuar vdekjen e saj.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse, ku kanë bërë hetimet e domosdoshme, ndërsa trupi i pajetë iu është dorëzuar familjarëve për t’i zhvilluar procedurat mortore”, thuhet në raportin e sotëm të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.