Aksident në sheshin e Dragashit – Për pakë u shmang fataliteti!

automjeti aksidentuar dragashkombi busi dragashDragash, 09 qershor 2014 – Për pakë gjë ka përfunduar pa fatalitet, një aksident i pazakontë trafiku, i cii ka ndodhur paraditen e sotme në Dragash, në sheshin e dëshmorëve, përpara derës së Komunës.
Deri tek aksident ka ardhur, kur dy automjete janë përplasur me forcë të jashtëzakonshme, që duket se ka qenë shpejtësia e madhe gjatë lëvizjes së tyre. Konkretisht, minibusi e ka goditur automjetin e markës “Opel Zafira”, e cila po vinte nga fshati Shajne.
Pas goditjes në anësore, automjeti ka përfunduar në murin e Hotelit, ku ndodhej ulur një plak invalid. Vetë plaku ka thënë se, vetëm fati e ka shpëtuar nga vdekja e sigurtë, pasi ai ka arritur t’i shmangej për pak centimetra. “Vetëm pakë kam mundur të tërhiqëm zvarrë dhe shpëtova nga vdekja e sigurt. Ndryshe, do me shtypte si lepur në këtë mur”, tha plaku, duke mos besuar se e gjithë kjo ngjarje kaloi pa pasoja për të.