Arrestohet hajni që vodhi në parkingun e “Abi Çarshia”

Arrestohet hajni që vodhi në parkingun e “Abi Çarshia”

Prishtinë, 11 janar 2019 – Njësitet policore të stacionit të Fushe Kosovës, kanë arrestuar personin e dyshuar për thyerjen e veturës, në parkingun e “Abi Çarshia”, në Prizren, ku ishte publikuar një video nga ky rast.
“Njësitet policore e kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve, në lokacione të ndryshme në gjithë Kosovën. Ngjarjet kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore, ku dyshohet se ka kryer dhjetëra vjedhje të rënda”, thuhet në njoftimin e policisë, duke specifikuar se personi (F.H), është një mashkull 30-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
Mësohet se, pikërisht ky ishte hajni që bëri bujë, ku në Prizren theu xhamin e një veture, nga ku rrëmbeu një çantë që ndodhej brenda saj. “Pas përfundimit të procedurave nga ana e hetuesve të stacionit policor në Fushë Kosovë, personi në fjalë është transferuar në stacionin policor në Prizren, ku do të mbahet për 48 orë.