Kapen nëntë sirianë, në afërsi të Prizrenit!

arrestohen emigrantet sirianePrizren, 13 korrik 2015 – Pak minuta pas mesnatës, një qytetar e ka informuar policin në Prizren se disa persona, me automjetet e tyre, po bënin lëvizje të dyshimta, në afërsi të një restoranti në Vërmicë dhe se të njëjtit kishin hyrë në autostradë, në drejtim të Prishtinës.
Pas pranimit të informacionit, disa patrulla policore kishin ngritur një pikë kontrolli në autostradë, me ç’rast janë ndaluar dy automjete, në të cilat ndodheshin nëntë shtetas sirianë. “Emigrantët janë shoqëruar në stacionin policor, ku janë shërbyer me ushqim, madje njëri prej tyre është ndier i molisur dhe mjeku i emergjencës e ka trajtuar, pas kërkesës sonë. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që automjetet të sekuestrohen në cilësi të provës materiale ndërsa dy drejtuesit e automjeteve të ndalohen nën masën e arrestit”, ka njoftuar zëdhënësi i policisë në Prizren, Hazir Berisha.

Leave a Reply