Ndalohet autoambulanca – Kontrabandonte emigrantë!

Ndalohet autoambulanca – Kontrabandonte emigrantë!

Vërmicë, 05 korrik 2022 – Policia ka njoftuar se, mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:30, patrulla policore nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Vërmicë, ka ndaluar një autoambulancë me targa vendore. Gjatë kontrollimit, në automjet janë hasur gjashtë emigrantë ilegal, saktësisht tre shtetas sirianë dhe tre shtetas nga Bangladeshi. “I dyshuari mashkull, shtetas kosovar, i moshës 45 vjeçare, është ndaluar dhe për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prizren. Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore dhe emigrantët do të trajtohen në bazë të procedurave që parashikohen me ligj”, thuhet në njoftim.