Aksidentohet një fëmijë – Mungonte autoambulanca!

aksidentohet femija badallajPrizren, 01 janar 2015 – Në dalje nga Prizreni, në drejtim të Zhurit, në afërsi të pompës së derivateve “Badallaj”, mbrëmë është goditur me automjet një fëmijë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Policia ka njoftuar sot se “drejtuesi i automjetit, nga pakujdesia, e ka goditur këmbësorin e moshës së mitur, i cili është trajtuar, fillimisht në Spitalin e Prizrenit, për tu transportuar më pas në QKUK, pasi lëndimet ishin të rënda”.
Drejtuesi i automjetit është arrestuar dhe i njëjti ndodhet në mbajtje. Sipas informacioneve nga Qendra Spitalore në Prizren, viktima ndodhej në gjendje kritike për jetën, pasi ishte tërhequr zvarrë rreth 45 metra. Ndërkaq, dëshmitarët okularë kanë bërë me dije se autoambulanca nuk kishte mbërritur në vendngjarje, prandaj me një automjet privat viktima ishte shpënë në spital.

Leave a Reply