Aksident i çuditshëm trafiku – Nuk ka të lënduar!

aksident prizren badallajPrizren, 18 janar 2015 – Pasditen e sotme, në hyrje të Prizrenit, kilometri i parë i rrugës për Zhur, ka ndodhur një aksident trafiku, i cili i ka habitur qytetarët që ndodheshin në një qebaptore.
Ekipi ynë, i cili ka qenë në vendngjarje, raporton se deri tek aksidenti ka ndodhur, kur një automjet udhëtarësh ishte nisur në tejkalim dhe, pasi nuk e ka llogaritur mirë veprimin e ndërmarrë, është përplasur me një automjet tjetër udhëtarësh, të cilin e ka hedhur në parkimin e qebaptores, duke i shkaktuar dëme një automjeti të parkuar. “Isha duke ngrënë bukë dhe, sapo kam dëgjuar goditjen e automjeteve, kam parë se njëri prej tyre është përplasur me automjetin tim që ishte i parkuar në oborrin e qebaptores. Mbeta gojëhapur, pasi nuk e kisha pritur të më godisnin në oborr të qebaptores. Ma la bukën në fyt”, tha për Radio Sharrin drejtuesi i automjetit të parkuar. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërkohë që policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer hetimet në lidhje rrethanat që çuan deri tek ky aksident.

Leave a Reply