Sërish aksident tek udhëkryqi i Rapçës!

Sërish aksident tek udhëkryqi i Rapçës!

Dragash, 07 maj 2019 – Mëngjesin e sotëm, rreth orës 8:00, në afërsi të Dragashit një automjet ka dalë jashtë rruge, me ç’rast janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale por pa të lënduar në njerëz. Ngjarja ka ndodhur tek pjesa e dëmtuar e rrugës, afër kryqëzimit të sajë me rrugën e fshatit Rapçë.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe i ka kryer të gjitha hetimet për të mësuar shkaktarin e këtij vetëaksidenti, e që po dyshohet se faktorët janë të shumtë pasi, po në këtë vend, ditë më parë kishte ndodhur një aksident tjetër për të cilin ne kishim raportuar.