Aksidentohet autobusi “Aroma Reisen” i linjes, Linz – Dragash!

Aksidentohet autobusi “Aroma Reisen” i linjes, Linz – Dragash!

Prokuple, 27 nëntor 2013 – Autobusi i kompanisë “Aroma Reisen”, i cili po qarkullonte në vijën e rregullt, Linz – Dragash, është rrokullisur mëngjesin e sotëm, rreth orës 3:30, në një kthesë të madhe rrugore, afër fshatit Novo Selo, pesë kilometra larg qytetit të Kurshumlisë, në Serbi. Në këtë aksident janë lënduar katër udhëtarë, nga gjithsej 18 që ndodheshin në bord. Katër personat e lënduar, tre meshkuj dhe një femër, po trajtohen në spitalin e Prokuples dhe, sipas mjekëve nga ky spital, jeta e tyre nuk është në rrezik.
Policia serbe thotë se deri tek aksidenti ka ndodhur, kur autobusi i cili po vinte nga Austria, drejtë Kosovës, në një kthesë të ashpër ka rrëshqitur nga rruga dhe është rrokullisur skaj saj. “Edhe pse ende po hetohen shkaqet e aksidentit, hetimet paraprake dëshmojnë se shkaktar i rrëshqitjes së autobusit, ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet në trafik dhe gjendjen në rrugë. Prandaj, drejtuesi i autobusit do të mbahet në polici, derisa të zhvillohen hetimet dhe më pas do t’i dorëzohet prokurorisë, e cila do të procedoj tutje me këtë lëndë”, kanë thënë zyrtarët policor nga Prokupla. Zëdhënësja e spitalit të Prokuples, Јеlena Pantoviq, ka thënë se në këtë spital janë pranuar katër të lënduar rëndë dhe lehtë dhe se të gjithë janë nga komuna e Dragashit. “Pаcienti, R. C (61), ka marrë lëndime në kokë dhe në shpatull. Pacienti, I. М. (31), është gërvishtur në njërën dorë. Pacienti, F. К. (58), ka pësuar lëndime të rënda, ku ka thyer disa brinjë dhe ka çrregulluar eshtrat e kraharorit. Ndërkaq, pacienti, Gj. D. (69), është pranuar në spital pa lëndime serioze, por dukej që ishte tejet i stresuar”, ka thënë Pantoviq, duke shtuar se të gjithë pacientët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply