Zyrtare: Në Dragash, PDK 8 delegatë – LDK 7!

zgjedhjet-tabela-njezgjedhjet-tabela-dyDragash, 02 dhjetor 2013 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sot në orën 16:20, shpalli Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale 2013, për Kuvendet Komunale. Sipas këtyre rezultateve, PDK në Dragash ka rezultuar të jetë e para, me 8 këshilltarë, karshi LDK-së, e cila ka një këshilltar më pakë. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, bëri të ditur se nga ky moment fillon të rrjedhë afati prej 24 orësh për ankesa pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Poashtu, gjatë kësaj mbledhjeje, KQZ shqyrtoi raportin dhe rekomandimet e Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve. Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj, njoftoi KQZ-në se është pranuar materiali i ndjeshëm.
Njëherësh, KQZ miratoi rekomandimin e Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve, për Qendrwn e Votimit 3603D në Pasjan, për t’mosë u përfshirë në Rezultatet Përfundimtare, pasi nga materiali nga kjo qendër, pothuajse asgjë nuk ka mundur të arrijë në QNR, në mënyrë që të procesohet. Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale 2013, janë publikuar edhe në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe përfshijnë në detaje të gjitha të dhënat.

Leave a Reply