Zjarri në fshatin Kuk shkrumboi një plevicë!

Zjarri në fshatin Kuk shkrumboi një plevicë!

Dragash, 28 tetor 2019 – Një zjarr që kishte përfshirë plevicën e një fshatari në fshatin Kuk të Dragashit, mëngjesin e së dielës, ka traumatizuar banorët e këtij lokaliteti. Për pasojë, sipas të dhënave nga vetë banorët okularë, gjithçka ka përfunduar vetëm me dëme të konsiderueshme materiale.
Policia ka informuar sot se, ngjarja ishte raportuar nga i zoti i pronës, i cili edhe i ka dhënë detajet e dëmit të shkaktuar. “Një person në Dragash ka informuar se ka shpërthyer një zjarr dhe si pasojë janë djegur një stallë, një objekt përcjellës, disa mjete pune dhe gjësende tjera. Njësiti i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në njoftimin e policisë, duke specifikuar se nuk ka pasur raportime për të lënduar.