Xhekobson premton investime për Hoçën e Madhe

hoca madhe rahovecRahovec, 06 shkurt 2014 – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tresi Xhekobson, sot ka vizituar fshatin Hoçë e Madhe, në komunën e Rahovecit, ku ka marrë pjesë në përurimin e projektit për riparimin e Kishës së “Shën Stefanit “. Në këtë solemnitet, Xhekobson premtoi edhe projekte të tjera që do të realizohen me ndihmën e Ambasadës së SHBA-ve për të gjitha komunitetet në Kosovë, të cilat, siç tha ajo, do të jenë në funksion të ruajtjes së trashëgimisë kulturore. “Më vjen shumë mirë që sot patëm rastin të qëndrojmë në Hoçë të Madhe, me rastin e inaugurimit të projektit për riparimin e Kishës së Shën Stefanit. Ne do të vazhdojmë të bëjmë edhe riparimin e Kishës së Shën Gjonit dhe do të investojmë në zhvillimin e vreshtarisë këtu”, tha Xhekobson, e cila më pas zhvilloi një takim edhe me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi. “Takimi ishte shumë konstruktiv, me ç’rast nga kreu i kësaj komune morëm premtime për zbatimin e Ligjit për Hoqën e Madhe, duke paralajmëruar edhe themelimin e një këshilli të veçantë për zbatimin e këtij ligji”, tha ambasadorja amerikane, pas takimit me kreun e Komunës së Rahovecit.