Vitin e ardhshëm nis ndërtimi i nënstacionit  elektrik në Dragash

Vitin e ardhshëm nis ndërtimi i nënstacionit  elektrik në Dragash

Dragash, 25 shkurt 2023 – Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka arritur marrëveshje me Bankën Gjermane për Zhvillim, për ta financuar ndërtimin e Nënstacionit të ri elektrik (110/35/10 kV) në Dragash, projekt ky i cili do të rrisë kapacitetet dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike për qytetarët e Komunës së Dragashit.
Kjo u bë e ditur gjatë vizitës që i bënë Komunës së Dragashit përfaqësuses të KOSTT-it dhe Bankës Gjermane për Zhvillim, të cilët u pritën nga kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini. Ky i fundit e vlerësoi vizitën e mysafirëve, ndërsa marrëveshjen e konsideroi si një hap shumë të rëndësishëm, duke i falënderuar të gjithë partnerët për kontributin e tyre në këtë projekt me rëndësi të madhe për mirëqenien e qytetarëve të kësaj ane, si dhe për zhvillimin ekonomik të komunës në veçanti.
Pas vizitës në kabinetin e tij, kryetari Xheladini, bashkë me mysafirët vizituan vendin ku është ndarë parcela, e që Kuvendi i Komunës në Dragash ka kohë që e ka votuar dhënien në shfrytëzim për realizimin e këtij projekti. Në fund të vizitës, u bë e ditur se ndërtimi i Nënstacionit të ri pritet të fillojë nga mesi i vitit të ardhshëm.