Pas 16 vjetësh, Zeni Krasniqi rikthehet në qeverinë lokale në Dragash!

Pas 16 vjetësh, Zeni Krasniqi rikthehet në qeverinë lokale në Dragash!

Dragash, 29 mars 2023 – Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, sot ka emëruar drejtorin e ri në Drejtorinë e Arsimit, pasi drejtori i mëhershëm, Selim Kryeziu, pati dhënë dorëheqje nga ky post, pa dhënë ndonjë arsye konkrete.
Drejtori i ri është emëruar, Zeni Krasniqi, profesor shumëvjeçar i lëndëve ekonomike në Shkollën e Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash, nga ku, për shkak të aktivitetit të tij politik, okupatori serb e kishte larguar nga puna. Pas luftës, në kohën kur komunën e qeveriste LDK-ja, kryetari i tanishëm, Bexhet Xheladini, në atë kohë kryeshef i Ekzekutivit të Komunës, Krasniqin e pati emëruar në postin e drejtorit të Drejtorisë për Emergjenca në Komunën e Dragashit. Që nga viti 2007, kur LDK-ja e kishte humbur pushtetin në këtë Komunë e deri më sot, Krasniqi kishte mbetur pa punë.
Sot, kur Xheladini është i pari i kësaj Komune, Zeni Krasniqi rikthehet në kabinetin qeverisës, në dikasterin më të madh dhe më të rëndësishëm.