Shuhet nga jeta aktori, Hadi Shehu!

Shuhet nga jeta aktori, Hadi Shehu!

Gjakovë, 12 mars 2017 – Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë aktori i madh i teatrit dhe filmit, Hadi Shehu. Lajmin për vdekjen e tij e ka kumtuar Teatri i Gjakovës, në skenën e të cilit Shehu ka luajtur qindra role si “Fisheku në pajë“, “Njeriu me top”, “Epoka para gjyqit” etj. Poashtu, Hadi Shehu ka luajtur edhe rolet kryesore në dhjetëra filma artistikë, si “Gjurmë të bardha”, “Era dhe lisi”, “Kur pranvera vonohet”, etj.
I ndjeri ka lindur më 15 shkurt 1949, ndërsa për kohën e varrimit ende nuk është dhënë informacioni.

Leave a Reply