Ndërroi jetë këngëtari ynë i njohur, Luan Hajra!

Ndërroi jetë këngëtari ynë i njohur, Luan Hajra!

Prishtinë, 27 shkurt 2022 – Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare këngëtari i njohur i muzikës popullore, Luan Hajra. Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet rrjeteve sociale nga familjarët e tij, duke mos specifikuar detaje për ceremoninë e varrimit.
I lindur më 31 korrik të vitit 1949, në qytetin e Mitrovicës, Hajra u bë njëri nga këngëtarët që e ka përjetuar sistemin shumë të kontrolluar, pa liri veprimi dhe me kufizime për shqiptarët. “Ka qenë një kohë e tillë që programin është dashur ta pasuroj edhe me këngë sllave”, pati thënë më herët Hajra në një intervistë. Megjithatë, ai kishte arritur të bënte një jetë artistike të bujshme si krijues, jo vetëm ndër shqiptarët por edhe në trojet e ish-Jugosllavisë. Hajra po jetonte tash e një kohë në Prishtinë, ndërsa familjarët kanë thënë se gjatë ditës do të njoftojnë për kohën e varrimit.


 


KËRKO FJALËT