Ndërroi jetë, Mixha Ramë!

mixha rame humoristPrishtinë, 09 qershor 2014 – Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 75-vjeçare, ndërroi jetë artisti i mirënjohur nga Kosova, Fitim Domi – Mixha Ramë.
Një kohë të gjatë, humoristi me stilin e tij të veçantë ka punuar si redaktor përgjegjës i programit humoristik në Radio Prishtina, ndërsa kohëve të fundit ishte angazhuar si redaktor në programin kulturo-arsimor në Radio Kosova.
Fitim Domi njihet për rolin e tij, si Mixha Ramë, në shumë programe humoristike, sidomos nga gjeneratat më të vjetra, të cilët ishin adhurues të emisionit “Mbrëmja gazmore” që transmetohej në Radio Prishtina.

Leave a Reply