Ndahet nga jeta, Ibrahim Krajkova!

ibrahim krajkova leciPrishtinë, 14 nëntor 2015 – Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 58 vjeçare, sot është ndarë nga jeta humoristi ynë i mirënjohur, Ibrahim Krajkova- Leci, i cili ishte bërë i famshëm nga projekti filmik “Treshi përsheshi”, bashkë me Rasim Thaçin dhe Sevdai Radogoshin.
Leci ka luajtur edhe në “Nusja nga Diaspora”, “Molla me erë” dhe “Peshku i Artë”. Përveç kësaj, ai është i njohur për batutat e tij në shumë video-projekte dhe ato muzikore.
Varrimi i humoristit tonë të njohur dhe të dashur për gjeneratat më të vjetra, u bë sot në varrezat e qytetin, në Prishtinë.