Shuhet këngëtari, Tonin Tërshana (Video)

in memoriam tonin tershanaTiranë, 22 shtator 2015 – Këngëtari i njohur shqiptar, Tonin Tërshana, sot ka ndërruar jetë në Tiranë, në moshën 66 vjeçare.
Ai njihej si njëri ndër këngëtarët me më shumë trofe të fituara në Shqipëri, ndërkohë që deri para një muaji ishte i pastrehë!
Së fundmi, kryebashkiaku i Tiranës ia dorëzoi çelësat e një banese sociale, por që shumë pakë arriti ta gëzonte këngëtari ynë i madh.
Ai vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila sot i mori jetën.

• Shiko – VIDEO

Leave a Reply