Shqiptarja e fiton titullin “Miss Zvicra”!

miss zvicra shqiptareGjenevë, 03 dhjetor 2013 – Sindi Arifi, shqiptare me prejardhje nga Malit i Zi, ka fituar kurorën e më të bukurës së Zvicrës, në garën e bukurisë “Miss Suisse Romande 2014″, e cila u zhvillua në Gjenevë.
Bukuroshja 18 vjeçare, prej vitesh jeton në Zvicër dhe është nxënëse në fushën e specializimit social. Ajo është zgjedhur nga një juri profesioniste, mes shumë garueseve të tjera.
Përcjellësja e parë e shqiptares ishte, Céline Morel, ndërsa e treta u rendit, Mwavita Darbellay.
Përveç modelimit, Sindi Arifi duket se e ka pasion edhe muzikën, pasi vijon edhe shkollën e kitarës. Madje, ajo ka marrë pjesë në evenimente të ndryshme muzikore, të zhvilluara, jo vetëm nga diaspora shqiptare në Zvicër, por edhe nga komunitetet tjera që jetojnë në këtë shtet.