Mbesa opojane në Miss Globe – Përfaqëson Kosovën!

miss emnolina begajToronto, 17 shtator 2015 – Mbesa opojane, vajza nga Zhuri i Prizrenit, Emnolina Begaj, është njëra nga tri vajzat shqiptare që do të marrin pjesë për herë të parë në eventin botëror të bukurisë, Miss Gobe 2015, që do të zhvillohet më 8 tetor në Toronto të Kanadasë.
Përpos Emnolinës, e cila do ta përfaqësojë Kosovën, në edicionin e 42-të të konkursit të bukurisë janë edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Sara Karaj, si dhe përfaqësuesja e Malit të Zi, Rajmonda Cukaj. Producenti, Petri Bozo, ndodhet në Toronto, ku po bën përgatitjet e spektaklit, i cili për herë të parë organizohet jashtë kufijve shqiptarë. Ai po e mbikëqyr punën për organizimin e eventit, ndërsa javën e kaluar Bozo ishte kryetar i jurisë në “Miss Kanadaja”, ku edhe u zgjodh më e bukura e këtij shteti për vitin 2015.
Producenti shqiptar mbetet kwto dinë qendër të vëmendjes, ku wshtw ftuar në studio dhe edicione informative, për të dhënë detaje rreth eventit. Ndërkaq, të gjithë përdoruesit e internetit e kanë mundësinë të votojnë të preferuarën e tyre, në faqen – Miss Globe.

Leave a Reply