Rinumërimi ia shtoi edhe një votë Shaban Shabanit!

Rinumërimi ia shtoi edhe një votë Shaban Shabanit!

Dragash, 26 nëntor 2017 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka përfunduar rinumërimin e të gjitha votave të 35 vendvotime nga komuna e Dragashit dhe si rezultat doli që kandidati i PDK-së, Shaban Shabani, kishte një votë më shumë se sa në rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ndërkaq, kandidati i LDK-së, Selim Kryeziu, edhe pas rinumërimit, ka mbetur me votat e njëjta. Aktualisht, Shaban Shabani ka 6280, ndërsa Selim Kryeziu 6238 vota. Diferenca mes tyre mbetet 42 vota në favor të kandidatit të PDK-së.