Dragash, 22 dhjetor 2025 – Me 12 vota PËR, pesë KUNDËR dhe dy PËRMBAJTUR, Kuvendi i Komunës së Dragashit zgjodhi sot për kryesues, Resul Fetahun, i cili në legjislaturën e kaluar mbante pozitën e nënkryetarit të Komunës. Fetahu, i propozuar nga LDK-ja, ishte kandidat i vetëm, pasi asnjëra nga partitë opozitare nuk pati propozime të tjera. Zgjedhja e tij u bë me votim të fshehtë.
Menjëherë pas zgjedhjes së kryesuesit, mbledhja vazhdoi me pikën tjetër të rendit të ditës, ku u zgjodhën nënkryetari i Komunës dhe zv-kryesuesi i Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë.
Për zv-kryesues u zgjodh, Danis Hoxha, i cili ishte kandidati më i votuar nga komunitetet jo-shumicë. Ndërkaq, kandidati për nënkryetar të Komunës, Fejsal Haliloviq, i propozuar nga kryetari, Bexhet Xheladini, u zgjodh për këtë post, të cilin edhe gjatë legjislaturës së kaluar e kishte ushtruar.
Me këto zgjedhje ka përfunduar konsolidimi i strukturave të Kuvendit, në të cilin janë formuar edhe komitetet obligative, gjegjësisht, Komiteti për Politikë e Financa dhe ai për Komunitete.
Resul Fetahu zgjidhet kryesues i Kuvendit të Dragashit
POSTIMI I RADHËSVdes, Shemsi Krasniqi – Shemi!
