Dragash, 08 maj 2025 – Policia Rajonale në Prizren ka raportuar sot për dy raste kriminale që kanë ndodhur në komunën e Dragashit, duke përfshirë edhe një vepër, të cilën e ka klasifikuar si dhunë në familje dhe ngacmim. “Mbrëmjen e së martes, rreth orës 21:30, është raportuar se një femër kosovare është shqetësuar dhe kërcënuar me mesazhe nga ish-bashkëshorti i saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe ky rast po hetohet”, thuhet në njoftim, pa dhënë më shumë detaje.
Ndërkaq, për rastin që redaksia jonë ka njoftuar mbrëmë përmes platformës në Facebook, ku një i ri është kapur në një tubim popullor të goranëve me një fanellë me mbishkrime nacionaliste serbe, policia ka raportuar se i njëjti do të ndiqet në procedurë të rregullt. “Pasditen e së mërkurës, rreth orës 17:00, gjatë manifestimit të Shën Gjergjit, në prezencë të një mase të madhe të pjesëmarrëseve, është identifikuar një i mitur, i cili kishte të veshur një triko me përmbajtje nacionaliste serbe. I dyshuari është sjellë në stacion policor dhe, pas intervistimit në prani të avokatit e në konsultim me prokurorin për të mitur, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport, duke shtuar se rasti është klasifikuar si nxitje e përçarjes dhe mosdurimit.
Policia raporton për dy raste kriminale në Dragash!
POSTIMI I RADHËSNë Dragash qëndruan krerët e organizatave të dala nga lufta!